Sport

Amir Maddred largohet nga KB Rahoveci

Descriptive Text

Basketbollisti Amir Maddred dhe KB Rahoveci kanë ndarë rrugët.

Kështu kanë bërë të ditur “Vreshtarët” përmes një postimi në Facebook.

“KB Rahoveci ka liruar nga angazhimet basketbollistin amerikan Amir Maddred”, thuhet në konfirmimin e KB Rahovecit.

“Ai i ishte bashkuar klubit në verën e vitit të kaluar derisa për skuadrën tonë ka zhvilluar 15 ndeshje. KB Rahoveci e falënderon Maddredin për kontributin e tij dhe i dëshiron suksese në të ardhmen”, thuhet në postim.