Sport

Napoli kërkon 150 milionë euro për Koulibalyn

Napoli nuk e dëshiron largimin e mbrojtësit Kalidou Koulibaly.

Mbrojtësi senegalez, pas paraqitjeve fantastike me fanellën e napolitanëve, ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave të njohura evropiane, transmeton KTV.

Sipas “Calciomercato-s”, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka vendosur që të mos dëgjojë asnjë ofertë më të vogël se 150 milionë euro për qendërmbrojtësin.

Madje, drejtuesit e klubit italian janë të gatshëm të nisin bisedimet me 27-vjeçarin për vazhdimin e kontratës.

Për Koulibalyin interesim kanë shprehur Manchester United dhe Paris Saint-Germain.