Allegri synon ta befasojë Atleticon në aspektin taktik Foto: Reuters

Allegri synon ta befasojë Atleticon në aspektin taktik

16 shkurt 2019 17:41

Raportohet se Max Allegri po konsideron që të bëjë disa taktika befasuese ndaj Atletico Madridit në kuadër të Ligës së Kampionëve.

“Zonja e Vjetër” do të përballet me klubin spanjoll të mërkurën nga ora 21:00, transmeton Koha.net.

Sipas Tuttosport mund të shohim ndryshime të mëdha në 11-shen startuese të Bianconerëve dhe ndryshime taktike.

Duke e ditur se sa e rrezikshme është Atletico në kundërsulme ka mundësi që Joao Cancelo do të zëvendësohet në krahun e djathtë të mbrojtjes nga Mattia De Sciglio ose Caceres, transmeton Koha.net.

Derisa Cancelo do të lëvizte në një pozicion më ofansiv, që do të thotë se portugezi do ta zëvendësonte Dybalan, e tjetër kandidat për ta zëvendësua në krah Dybalan është edhe Bernardeschi, pasi mund të bëjë një lidhje të mirë në mesfushë dhe është shumë punëtor në aspektin defansiv.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme