Sport

“Bill Clinton”, arenë e derbit më të madh në hendboll

Një përplasje e klubeve përmes deklaratave i ka paraprirë derbit të hendbollit ndërmjet Kastriotit dhe kampiones aktuale, Besa Famgas.

Ndeshja që luhet të shtunën (sot, 19:00) në palestrën "Bill Clinton" në Ferizaj pritet të jetë me rivalitetin më të madh në vitet e fundit.

Kastrioti i Ferizajt synon që të ndërpresë dominimin e Besës në hendbollin kosovar, ndërsa skuadra pejane është e përkushtuar të vazhdojë të mbledhë trofetë. Dhe për këtë, derbi i xhiros së 16-të të Superligës vlerësohet me peshë.

Para një jave Besa Famgas fitoi lehtë e bindshëm ndaj Dritës, kurse Kastrioti e mposhti Vushtrrinë. Kastrioti e Besa i kanë nga 28 pikë dhe mbajnë dy pozitat e para.

Në Pejë, në përballjen ndërmjet Besës e Kastriotit, fitore kishte shënuar Besa me dy gola dallim. Por pejanët më pas pësuan nga Prishtina dhe kështu Kastrioti, për shkak të goldallimit më të mirë, renditet i pari.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).