Të mësosh nga kampionet, përvoja e norvegjezes Rubinstein në Pejë

Të mësosh nga kampionet, përvoja e norvegjezes Rubinstein në Pejë

Arsim Maxhera Arsim Maxhera 16 February 2019 08:42

Për Norvegji llogaritet talentja më e madhe e xhudos që ka pasur ky vend ndonjëherë. Për Evropë llogaritet xhudiste e nivelit mesatar, pa ndonjë sukses të theksuar deri më tash.

Ëndrrat i ka për medalje olimpike, por për të bërë hapin shumë të madh para - nga xhudiste mesatare evropiane në xhudiste elitare botërore - Madelene Rubinstein shpreson që t'i ndihmojë shumë përvoja në Kosovë. Norvegjezja Rubinstein po mëson xhudon, fshehtësitë e këtij sporti luftarak, duke punuar me kampionet kosovare Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi e të tjerat, transmeton Koha Ditore.

Rubinstein, tash 23-vjeçare, me arte marciale ka filluar që në moshën katërvjeçare. Në moshën 12-vjeçare ajo ka zbuluar xhudon. Trajneri i saj, Bard Are Hultengren, thotë se Norvegjia asnjëherë nuk ka pasur xhudiste të talentuar si Rubinstein.

Rubinstein qëndron nga disa herë në vit në Kosovë, për javë të tëra, ndërsa e vlerëson nder që është e mirëseardhur në këtë vend tek ekipi i xhudos. Rubinstein i fiton rregullit titujt në Norvegji, por titujt në një vend me xhudo jo shumë të zhvilluar nuk janë as për së afërmi garanci për sukses ndërkombëtar. Dhe gjatë periudhave në Kosovë ajo mund të kuptojë nga xhudistet kosovare se çka duhet për të prekur majat e xhudos botërore.

Tre vjet më parë Rubinstein e ka parë për herë të parë ekipin e Kosovës në një kamp në Kroaci. Ishte prej kampeve ndërkombëtare të para të saj për seniore. I kujtohet që Majlinda Kelmendi, kampionia olimpike, e kishte hedhur plot 15 herë në një stërvitje me luftëra mes xhudisteve.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme