Sport

Bayerni paralajmëron Liverpoolin me fitoren në Bundesliga

Bayern Munichu me rikthim rezultati ka mposhtur Augsburgun 3 me 2 për të paralajmëruar Liverpoolin, katër ditë para përballjes në Ligën e Kampionëve.

Augsburgu kaloi në epërsi pas 14 sekondash kur Leon Goretzka realizoi autogol ndërsa Kingsley Coman barazoi rezultatin në minutën e 17.

Ji Dong-Won realizoi një gol të bukur në minutën e 23 për të kthyer epërsinë e Augsburgut që zgjati deri në fund të pjesës së parë kur Coman përsëri barazoi rezultatin.

Golin e fitores në këtë takim e realizoi David Alaba në minutën e 53 dhe tani me tre pikët e reja Bayerni i afrohet Borussia Dortmundit në vetëm pesë pikë.