Presidenti i Barcelonës mbështet Coutinhon Foto: Reuters

Presidenti i Barcelonës mbështet Coutinhon

15 February 2019 14:10

Presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu, insiston se klubi nuk do të ngutet për të marrë ndonjë vendim në lidhje me të ardhmen e Philippe Coutinhos.

Gjigantët spanjollë i kanë paguar rreth 160 milionë euro Liverpoolit për brazilianin në janarin e vitit të kaluar, por forma e tij ka rënë dukshëm këtë sezon, transmeton KTV.

Madje, braziliani ka humbur edhe vendin e titullarit te katalunasit këtë sezon.

“Klubi ka marrë një rrugë tjetër, me Dembelen dhe Coutinhon, që ishin një bast që duhej ndjekur. Ata janë dy investimet më të mëdha në historinë e klubit, dhe ne besojmë 100 për qind në këtë bast”, deklaroi Bartomeu.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme