Sport

Roma i gjashtëfishon pagën Zaniolos

Foto: Reuters

Nicolo Zaniolo është duke kaluar momente fantastike te Roma që nga transferimi nga Interi.

Me 14 ndeshje e tre gola në Serie A, dhe dy golat e shënuar në Ligën e Kampionëve, ka bërë që drejtuesit e klubit të mendojnë rinovimin e kontratës me italianin, transmeton KTV. 

Drejtori sportiv, Monchi, e ka për prioritet rinovimin me 19-vjeçarin. Në fund të sezonit, palët do të ulen në tryezë për të përpiluar kontratën e re me gjashtëfishim të pagës dhe zgjatjen edhe për një vit tjetër, pra deri në vitin 2024.