Sport

Son, ylli jug-korean i Tottenhamit

Kur Tottenhami humbi Harry Kanen dhe Dele Allin me lëndime afatgjate, analistët dhe tifozët kudo nëpër botë kishin hequr skuadrën nga kombinimi për të arritur ndonjë sukses. Por doli në skenë Heung-min Son.

Të mërkurën mbrëma Son shënoi golin e tij të 16-të të stinorit për Tottenhamin, ndërsa skuadra e tij triumfoi 3:0 në shtëpi ndaj liderit të Bundesligës, Borussia Dortmundit në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve, përcjell Koha Ditore shkrimin e BBC.

Klubi londinez është vetëm gjashtë pikë larg kreut në Premier League, ndonëse janë duke i munguar dy prej lojtarëve më të rëndësishëm.

Pas disa ndeshjeve impresive, Son tash po vlerësohet një nga favoritët për çmimin e lojtarit të stinorit në Premier League.....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)