Arsenali befasohet në ndeshjen e parë nga Bate Foto: Reuters

Arsenali befasohet në ndeshjen e parë nga Bate

14 February 2019 20:46

Arsenali është befasuar në ndeshjen e parë të fazës së parë të eliminimit direkt në Ligën e Evropës duke u mposhtur 1 me 0 nga Bate Borisov.

“Topçinjtë” dominuan në ndeshje, por në fund fitore arritën vendasit.

Stanislav Dragun realizoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 45-të.

Në fund, Arsenali mbeti me një futbollist më pak pasi Alexandre Lacazette u ndëshkua me të kuq.

Takimi i kthimit zhvillohet javën e ardhshme në Londër.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme