Sport

Guardiola e dëshiron Ndombelen te City

Descriptive Text

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është i vendosur për transferimin e mesfushorit të Lyonit, Tanguy Ndombele.

22-vjeçari cilësohet si me të ardhme të ngritur në futbollin evropian dhe Manchester Unitedi tashmë ka nisur monitorimin e tij.

Sipas gazetës “The Sun” për shërbimet e tij ka shprehur interesim edhe City që e sheh Ndombelen si pasardhës të përkryer të Fernandinhos që sivjet mbush 34 vjet.

Gazeta raporton se kampioni aktual i Premier Ligës ka gati 70 milionë funte për transferimin e tij.