Lëndimi i Lingardit dhe Martialit e vë në fokus Sanchezin

Lëndimi i Lingardit dhe Martialit e vë në fokus Sanchezin

14 February 2019 12:02

Për më tepër se një vit te Manchester Unitedi, kiliani Alexis Sanchez as për afër nuk tregoi atë formë që kishte treguar te Arsenali, kur ishte një nga sulmuesit më të respektuar në Premier League.

Mirëpo, lëndimet e Anthony Martialit dhe Jesse Lingardit nënkuptojnë se kontributi nga Sanchezi, që është aktivizuar pak shumicën e stinorit si nën drejtimin e Jose Mourinhos ashtu edhe tash me Ole Gunnar Solskjaerin, është shumë i nevojshëm, transmeton Koha Ditore shkrimin e Reuters.

Përmasa e lëndimeve muskulore të dy sulmuesve që i pësuan në humbjen 2:0 në shtëpi ndaj Paris Saint-Germainit në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve, nuk është bërë e ditur, por Manchester Unitedi ka dy ndeshje kyç në 11 ditët e ardhshme.

Të hënën do të përballet me Chelsean në Stamford Bridge në rrethin e pestë të FA Cup të Anglisë, dhe më pas më 24 shkurt do ta pretë Liverpoolin në Premier League....(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme