Klubi i Premier Ligës interesohet për Rashicën

Klubi i Premier Ligës interesohet për Rashicën

14 shkurt 2019 09:13

Skuadra nga Premier League e Anglisë në futboll, Crystal Palace, ka shprehur interesim për Milot Rashicën, i cili është pjesë e Werder Bremenit. Bëhet e ditur se klubi anglez është i gatshëm që në fund të këtij edicioni të bëjë ofertë zyrtare për transferimin e kosovarit.

22-vjeçari shihet si përforcim i duhur për repartin ofensiv të Palace, për edicionin e ardhshëm, transmeton Koha Ditore.

Rashica në janar të vitit të shkuar iu bashkua Werderit nga Vitesse dhe me ekipin gjerman ka kontratë deri në vitin 2022. Ai këtë edicion ka shënuar pesë gola në 15 ndeshje në të gjitha garat.

Rashica ka edhe 20 paraqitje e dy gola të shënuar me Përfaqësuesen e Kosovës.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme