Buffoni vendos rekord në Ligën e Kampionëve

Buffoni vendos rekord në Ligën e Kampionëve

13 shkurt 2019 14:16

Në fitoren 2-0 të PSG ndaj Manchester United, të martën në mbrëmje, Gianluigi Buffon shënoi një arritje të veçantë në karrierën e tij.

Në këtë takim, italiani regjistroi 50 ndeshje pa pësuar gol në garën elitare të klubeve evropiane.

Në “Old Trafford”, Buffon nuk pati ndonjë kërcënim serioz nga sulmuesit e Manchester Unitedit, edhe për shkak të paraqitjes mbresëlënëse të dyshes së mbrojtjes Presnel Kimpembe-Thiago Silva, për të mos përmendur Marquinhos, i cili bëri edhe mesfushorin.

Buffon renditet i treti në listën e portierëve që e kanë mbajtur më shumë portën e tyre të paprekur në Ligën e Kampionëve pas Iker Casillas (59 ndeshje) dhe Edwin van der Sar (51 ndeshje).

Duke folur për këtë arritje personale, ish-portieri i Juventusit theksoi: “Falënderoj shokët e mi, të cilët luajtën jashtëzakonisht mirë. Ne mund të shkojmë larg. Nëse e kalojmë këtë raund, mund të përmbyllim një sezon të shkëlqyer në Ligën e Kampionëve”.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme