Sport

Një lojtar i formuar në Gjermani për mesfushën e 89-shit

Descriptive Text

Me fitoren ndaj Prishtinës, Trepça '89 ka mbetur në garë për të siguruar njërën prej dy biletave që ofrojnë daljen në Kupa Evropiane në edicionin e ardhshëm, shkruan sot Koha Ditore.

Skuadra mitrovicase pas penalltive e mposhti Prishtinën në çerekfinale të Kupës dhe të mërkurën (sot) mëson rivalin në gjysmëfinale. Synim i 89-shit për këtë edicion është Kupa e Kosovës, që ofron "biletën" për kualifikimet e Ligës së Evropës e bashkë me të edhe qindra mijëra euro. Në këtë synim "xehetarët" pritet të mbështeten edhe në shërbimet e mesfushorit Engjëll Hoti (21).

Hoti, që si lojtar është formuar në Gjermani, ka pasur debutim të suksesshëm në fanellën e 89-shit. Ai ka kompletuar ndeshjen ndaj Prishtinës, ndërsa është vlerësuar për paraqitjen në mesfushë.

Hoti në afatin e janarit është regjistruar si lojtar i skuadrës mitrovicase. Rrugëtimi i tij nga futbolli gjerman në atë kosovar, nuk është shumë i zakonshëm. Ka tendencë për të bërë të kundërtën, për të kaluar nga futbolli kosovar në atë gjerman, por pak e arrijnë këtë.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).