Perezi kërkon trofe

Perezi kërkon trofe

12 February 2019 19:54

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, në një intervistë të gjatë për “France Football”, ka folur për situatën në të cilën po kalon klubi dhe synimet.

I pari i madrilenëve, ka bërë të ditur se nuk janë duke menduar të shpenzojnë si kohë më parë duke u përqendruar te lojtarët e rinj, transmeton KTV.

“Lojtarët tanë kanë arritur që të fitojnë tri Topat të Artë, në tre vjetët e fundit. Ne jemi skuadra më e mirë në botë dhe e kemi dëshmuar me trofetë e fituar. Objektivat tona janë gjithmonë të fitojmë trofe dhe ne nuk do të dorëzohemi kurrë. Sa u përket transferimeve, e thashë se kemi ekip shumë të mirë dhe kjo po dëshmohet”, deklaroi Perez.

Real Madridi po kalon formë fantastike në La Liga, ku në 10 ndeshjet e fundit është pa humbje.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme