Sport

Unitedi e dëshiron Neymarin gjatë verës

Manchester Unitedi raportohet se është i gatshëm të transferojë yllin e PSG-së, Neymar, për shifër rekorde gjatë verës.

Unitedi është në kërkim të një qendërmbrojtësi, por mendohet se klubi po dëshiron të zgjerojë edhe opsionet në sulm.

Reali është i lidhur me një transferim të Neymarit qe një kohë të gjatë, por sipas “DailyRecord”, Unitedi do të hyjë në betejë për brazilianin.

Më tej, në raportim theksohet se klubi do të ofrojë deri 230 milionë funte për ish-lojtarin e Barcelonës.

27-vjeçari ka realizuar 20 gola dhe ka asistuar 11 herë në 23 paraqitje për PSG-në këtë sezon.