Ramos po e udhëheq Realin në mbrojtje dhe me gola nga penalltitë Foto: Reuters

Ramos po e udhëheq Realin në mbrojtje dhe me gola nga penalltitë

12 February 2019 12:23

Me stilin fizik dhe të frikshëm, Sergio Ramos gjatë ka pasur reputacionin për dominim të zonës.

Por mbrojtësi i Real Madridit, që ka edhe rekordin famëkeq në ligën e Spanjës prej 19 kartonëve të kuq në karrierë, mund të thotë se është edhe ndër më të mirët sa i përket gjuajtjes së penalltive. Ramos ka realizuar tetë penalltitë që i ka gjuajtur këtë stinor, shkruan Koha Ditore.

Penalltinë e fundit e shënoi të shtunën në derbin e qytetit ndaj Atletico Madridit, duke ia siguruar skuadrës së tij, Realit, fitoren 3:1.

Ramos tregoi një performancë impresive, duke asistuar edhe golin e parë të Casemiros, pasi kërceu më lart se tre kundërshtarë, ndërsa udhëhoqi mbrojtjen duke lejuar shumë pak raste për Atleticon, skuadrën që nuk kishte humbur gjithë stinorin në shtëpi... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme