Sport

Mourinho me emision televiziv në Rusi

Trajneri portugez Jose Mourinho do të ketë një emision të tij televiziv në kanalin shtetëror rus RT, është njoftuar nga televizioni rus të hënën.

Programi në mbrëmje me titullin "Në vijën anësore me Jose Mourinhon", do të ofrojë mbulim të ndeshjeve të Ligës së Kampionëve nga 7 marsi, ndërsa portugezi 56-vjeçar do të analizojë ndeshjet.

"Unë do të flas për futbollin në RT. Çfarë tjetër mendoni se do të bëja atje?", kishte thënë Mourinho në një video promocionale të filmuar në pistë të akullt nga "RT Sports".

Mourinho, po ashtu, u paraqit në një ndeshje të hokejit në periferi të Moskës këtë muaj, ku u rrëzua keq në akull, duke bërë hapjen ceremoniale të lojës.

Ish-trajneri i Portos, Chelseat e Real Madridit, Mourinho, ishte shkarkuar nga Manchester Unitedi në dhjetor... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)