Edmilson kërkon talente në "Brazilin e Ballkanit"

Edmilson kërkon talente në "Brazilin e Ballkanit"

Tahir Sopi Tahir Sopi 12 February 2019 09:11

Ish-futbollisti i suksesshëm nga Brazili, Edmilson Moraes, që ka fituar titull bote dhe trofe të tjerë me peshë, gjatë muajit qershor do të mbajë në Kosovë një kamp stërvitor me futbollistë të rinj.

Prej 24 deri më 28 qershor Edmilson ka premtuar se do të punojë personalisht me futbollistë të moshës prej gjashtë deri në 16 vjeç. 42-vjeçari do të mundohet t'iu tregojë të rinjve kosovarë se si është e mundur të bëhen profesionistë, nëse punojnë shumë, shkruan Koha Ditore.

Fondacioni i tij, "Edmilson Camp", ka bërë organizime nëpër shumë vende të botës, kurse së fundi ka zgjedhur edhe Kosovën. Edmilson, që ka luajtur për Barcelonën prej vitit 2004 deri në vitin 2008, ka dëgjuar se në Kosovë ka talente dhe se të gjithë janë të pasionuar pas futbollit. Ai është ambasador zyrtar i Barcelonës, kurse ka fondacionin global, nëpërmjet të cilit ka mbajtur kampe stërvitore edhe në Japoni, Gjermani, Zvicër, Mianmar e Maqedoni.

Në konferencën për shtyp të mbajtur të hënën në Prishtinë, Edmilson tha se gjatë kampit do të mundohet që përvojën e tij ta përcjellë te fëmijët kosovarë. Kampi do të mbahet në Prishtinë, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe Komunën e Prishtinës, institucione që kanë ofruar përkrahje të plotë... (Më gjerësisht mund të lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme