
Chelsea po e konsideron Zolan pasues të Sarrit
11 shkurt 2019 22:50
Chelsea raportohet se po mendon që ta caktojë Gianfranco Zolan si trajner të ri deri në fund të sezonit.
Maurizio Sarri mori përsipër klubin verës, por forma e klubit pësoi rënie dhe humbja e fundit 6 me 0 nga Manchester City ka rritur shanset për largim të italianit.
Tani sipas “SportMediaset”, Chelsea po mendon ta shkarkojë 60-vjeçarin dhe ta zëvendësojë me Zolan që aktualisht është asistent i Sarrit.
Chelsea të enjten luan me Malmon në raundin e eliminimit direkt në Ligën e Evropës, para se të takohet me Manchester Unitedin në rundin e pestë të Kupës FA më 18 shkurt.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.