Neuer kërkon të rikthehet për të luajtur kundër Liverpoolit Foto: Reuters

Neuer kërkon të rikthehet për të luajtur kundër Liverpoolit

11 shkurt 2019 15:11

Portieri i Bayern Munich është në garë me kohën për t’u rikuperuar për sfidën e javës tjetër ndaj gjigantit anglez.

Një lëndim në dorë bëri që Manuel Neuer të mos ishte i pranishëm në tri ndeshjet e fundit të Bayernit.

Megjithatë, tifozët e bavarezëve s’duhet të shqetësohet pasi portieri gjerman është i bindur se do të rikuperohet në kohë për të qenë i gatshëm për përballjen ndaj Liverpoolit në Anfield në javën që vjen.

Në një intervistë për ESPN, portieri i kampionëve të Gjermanisë ka folur për ndeshjet kundër Liverpoolit dhe trofeun e Ligës së Kampionëve.

“Tani ndihem mirë. Mendoj se stafi mjekësor do më lejojë të luaj”, tha Neuer, transmeton KosovaPress. “Gjithçka po shkon mirë në stërvitje dhe të gjithë jemi optimistë. Jam i sigurt se do të jem un midis dy shtyllave”.

“Për ne Liga e Kampionëve është një trofe shumë i rëndësishëm. Mezi po e presim të luajmë në Anfield”, shtoi ai.

“Kemi dëgjuar shumë atmosferën që krijohet në atë stadium. Çdokush që ka parë futboll e di se atje është një atmosferë shumë e veçantë. Mendoj se do të jenë dy ndeshje të mëdha”, përfundoi ai.

Hera e fundit që Bayerni e ka fituar Ligën e Kampionëve, ishte viti 2013 ku kishte mposhtur Borussia Dortmundin 2-1 në Wembley.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme