Paul Scholes nis punën si trajner Foto: Reuters

Paul Scholes nis punën si trajner

11 shkurt 2019 15:00

Ish-futbollisti anglez ka vendosur të nisë një profesion të ri.

Paul Shcoles nis karrierën e tij si trajner. Ish-mesfushori legjendar i Manchester United, do të marrë drejtimin e Oldham Athletic, ekip, i cili bënë gara në League Two, ose ligën e katërt angleze.

44-vjeçari do të zëvendësojë Pete Wilde, teksa ekipi i tij më i ri pozicionohet i 14-ti në renditjen e kampionatit, transmeton KosovaPress.

Tashmë, pas Steven Gerrard, Frank Lampard, Patrick Vieira, apo Thierry Henry, një tjetër legjendë që ka shkëlqyer në Premier Ligë si lojtar, do të provojë karrierën në rolin e trajnerit.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme