Sport

Atletico Madrid dhe Chelsea në garë për sulmuesin e Evertonit

Foto: Reuters

Dy klubet e mëdha evropiane janë duke e përcjellë nga afër brazilianin.

Richarlison de Andrade është një nga lojtarët më të talentuar të skuadrës së Evertonit.

Braziliani nënshkroi verën që shkoi me ekipin e drejtuar nga Marco Silva, duke u transferuar nga Watfordi për 56 milionë euro.

21-vjecarit duket se i ka mjaftuar vetëm gjysma e sezonit për të shprehur gjithë talentin e tij dhe për të tërhequr vëmendjen e ekipeve të mëdha të Evropës, transmeton KosovaPress.

Të parët që kanë shprehur interes për brazilianin janë spanjollët e Atletico Madridit, me Diego Simeonen që e pëlqen shumë sulmuesin.

Richarlison pëlqehet edhe nga Chelsea, të cilët e shohin atë si një lojtar i cili mund të ketë të ardhme të ndritur në Stamford Bridge.

Megjithatë, kushdo që ta blejë Richarlisonin duhet të paguajë të paktën 80 milionë euro.