Oklahoma përmbys disavantazhin më të thellë të stinorit

Oklahoma përmbys disavantazhin më të thellë të stinorit

11 February 2019 10:00

Paul George përdori atë fjalim të zjarrtë në pauzë mes pjesëlojëve për të ndihmuar Oklahoma City Thunderin, që të tejkalojë disavantazhin më të madh në të cilin ka qenë gjithë stinorin në NBA.

“Ne e dinim se duhej përmirësuar në pjesën e dytë”, ka thënë George. “Duke qenë në disavantazh kaq të madh, nuk ishte fytyra jonë e vërtetë. Ne e dinim se nuk ishim vetja. Kështu që folëm dhe ndezëm zjarrin në këtë skuadër dhe ia dolëm të kthehemi”, shkruan AP, transmeton “Koha Ditore”.

George shënoi 45 pikë, Russell Westbrook barazoi rekordin e NBA-së me dyshifrorin e trefishtë të nëntë rresht dhe Oklahoma City Thunderi arriti të përmbysë një disavantazh prej 26 pikëve duke triumfuar 117:112 në udhëtim ndaj Houston Rocketsit të shtunën mbrëma.

Ishte rikthimi më i madh i Oklahomas këtë stinor.

“Paul ishte fenomenal, me mënyrën se si luajti. Dhe ai po ashtu luajti mbrojtje të fortë ndaj James Hardenit. Ishte i jashtëzakonshëm në të dy anët e parketit”, ka thënë trajneri i Oklahomas, Billy Donovan.

Në mbrojtje, George luftoi veçanërisht në minutat e fundit për të ndalë Hardenin dhe për të siguruar fitoren e skuadrës.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme