Fituesja në fuqi dhe kampionia ndalen në çerekfinale

Fituesja në fuqi dhe kampionia ndalen në çerekfinale

11 shkurt 2019 09:14

Vetëm Feronikeli prej skuadrave pretendente për titull të kampionit të Kosovës në futboll ka mbetur në garë për të fituar Kupën e Kosovës.

Kupa ofron rrugë më të lehtë për dalje në kupa evropiane, përkatësisht në kualifikimet për Ligën e Evropës, ndërsa këtë trofe pos Feronikelit tani e synojnë edhe Trepça '89, Ballkani e Vëllaznimi i Gjakovës, që luan në Ligën e Parë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndeshjet çerekfinale të Kupës që u luajtën të dielën kanë bërë që të eliminohen Prishtina dhe Drita e Gjilanit. Prishtina është fituese në fuqi e Kupës dhe lidere e klasifikimit në Superligë. Ndërkohë Drita është kampione në fuqi.

Është Trepça '89 që ka bërë që Kosova të ketë fitues tjetër të Kupës për vitin 2019. Skuadra mitrovicase e eliminoi Prishtinën duke fituar në stadiumin “Fadil Vokrri” me penallti, me rezultatin 5:4. Në ndeshjen derbi të çerekfinaleve mes Prishtinës e Trepçës '89 nuk u shënuan gola pas 90 minutave lojë e as pas dy vazhdimeve nga 15 minuta.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme