Rashica i lumtur për golat, i mërzitur që la fushën para kohe

Rashica i lumtur për golat, i mërzitur që la fushën para kohe

10 February 2019 22:12

Ylli i Kosovës, Milot Rashica, është shprehur tejet i kënaqur me dy golat e realizuar për Werderin në fitoren 4 me 0 ndaj Augsburgut, të dielën në Bundesligë.

Rashica arriti të realizonte dy supergola në pjesën e parë, por ai u detyrua të largohej nga fusha vetëm pas 36 minutash lojë për shkak të një lëndimi.

Rashica realizon dy supergola ndaj Augsburgut

“Performancë e mrekullueshme ekipore. Shumë i lumtur për tri pikët dhe golat! Keq që mu desh të largohesha nga ndeshja aq herët... Shihemi në ndeshjen e ardhshme”, ka shkruar ai në Instagram.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme