Sarri s’ia zgjat dorën Guardiolas, pas turpërimit që City ia bëri Chelseat Foto: Reuters

Sarri s’ia zgjat dorën Guardiolas, pas turpërimit që City ia bëri Chelseat

10 February 2019 19:07

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, nuk ia ka zgjatur dorën homologut të tij te Manchester City, Pep Guardiola, pas përballjes në Premier Ligë, që përfundoi në të mirë të “Qytetarëve” që fituan 6 me 0.

City fitoi me tre gola të Sergio Agueros, dy të Raheem Sterlingut e një të Ilkay Gundoganit.

City si në tenis me Chelsean, e mposht 6 me 0

Pas takimit, siç është zakon, Guardiola iu afrua Sarrit duke ia zgjatur dorën, por italiani hyri direkt e në zhveshtore duke injoruar spanjollin.

I habitur, Guardiola iu drejtua asistentit të italianit, Gianfranco Zola.

 


 

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme