Një ekip francez udhëhiqet nga mbi 2.000 trajnerë

Një ekip francez udhëhiqet nga mbi 2.000 trajnerë

10 February 2019 14:02

Tifozët e ekipit nga Franca, Avant Garde Caennaise, nuk mund të akuzojnë trajnerin me frazën e njohur "Ti nuk e di se çfarë po bën". Nëse e bëjnë këtë, atëherë e akuzojnë edhe veten.

Julien Le Pen është trajner i ekipit që garon në kategorinë e gjashtë të futbollit francez, por 33-vjeçari ka shoqëri të madhe për rreth tij. Vendimet që kanë të bëjnë me përbërjen e ekipit, taktikën e lojës dhe zëvendësimet gjatë ndeshjes merren prej më shumë se dy mijë menaxherëve virtualë, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo pasi klubi u ka ofruar mundësinë të gjithëve që lojën virtuale "Football Manager" ta luajnë në realitet. Megjithatë, një vendim i Federatës së Futbollit të Francës, që është marrë në muajin dhjetor të vitit të shkuar, po e kërcënon gjithë konceptin e klubit rreth kësaj nisme.

Dy mijë menaxherë virtualë - kush i merr vendimet?

"Më përpara, ekipin e kam zgjedhur me dy asistentët, kurse tash e bëj në bashkëpunim me mijëra njerëz që as nuk i njoh, dhe ky është një dallim shumë i madh", shprehet Le Pen. "Duhet pranuar se propozojnë shumë vendime, të cilat një trajner normal do t'i bënte. Pra, janë të arsyeshëm".

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme