Reali fiton derbin e Madridit Foto: Reuters

Reali fiton derbin e Madridit

09 February 2019 18:10

Real Madridi ka fituar derbin lokal kundër Atletico Madridit.

Kampioni i Evropës arkëtoi pikët e plota duke e mposhtur në udhëtim Atleticon me rezultat prej 1 me 3, transmeton Koha.net.

Casemiro shënoi golin e parë në minutën e 16 për t’i dhënë epërsinë Realit.

Por, Ateltico u kundërpërgjigj përmes Griezmannit, i cili shënoi në minutën e 25 për ta barazuar rezultatin në 1 me 1.

Tre minuta para pjesës së parë Reali e rikthye epërsinë përmes Ramosit që shënoi nga penaltia.

E golin e fundit e shënoi Gareth Bale në minutën e 74 pas asistimit nga Luka Modriq.

Me këtë fitore Reali e merr vendin e dytë me 45 pikë, një më shumë se Ateltico në vendin e tretë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme