Sport

Pochettino nuk garanton që Alli qëndron te Tottenhami

Trajneri i Tottenham Hotspurit, Mauricio Pochettino, thotë se është i pafuqishëm që të ndalojë largimin e mundshëm të Dele Allit nga klubi në fund të sezonit.

“Futbollisti më i mirë i ri” në Premier Ligë raportohet se është cak i Real Madridit, ndërsa këtë javë edhe legjenda e Barcelonës, Xavi, tha se Manchester City është i interesuar për të.

Pas këtyre spekulimeve, Pochettino ka pranuar se nuk ka asgjë të sigurt për të ardhmen e anglezit.

“Nuk mund të garantoj për asgjë në jetë. Gjëja më e rëndësishme është të kënaqesh me të tashmen. Në të ardhmen, duhet të marrim vendimin më të mirë për klubin”, ka thënë ai para reporterëve.

Alli ka shënuar 16 gola dhe ka asistuar pesë herë në Premier Ligë sivjet.