Sport

Lojtarët të bindur se Solskjaer do të bëhet menaxher i përhershëm i Unitedit

Foto: Reuters

Lojtarët e Manchester Unitedit janë të bindur se Ole Gunnar Solskjaer do të emërohet menaxher i përhershëm i ekipit.

Norvegjezi zëvendësoi Jose Mourinhon në muajin dhjetor dhe që prej asaj kohe Unitedi ka nëntë fitore dhe një barazim në dhjetë ndeshjet sa ka menaxhuar Solsjkaer.

Unitedi është afër top-katërshes në Premier Ligë dhe me vetëbesim pret ndeshjen ndaj PSG-së në Ligën e Kampionëve.

Chris Smalling, Anthony Martial dhe Phil Jones kanë nënshkruar kontratat e reja dhe këtë pritet ta bëjnë edhe Ander Herrera, Ashley Young, Marcus Rashford dhe David de Gea.

Sipas gazetës “The Sun”, lojtarët po vazhdojnë kontratat pasi janë të bindur se Solskjaer do të jetë menaxher i përhershëm i 20 herë kampionit anglez.