Goli në Clasico nuk i garanton Malcomit të ardhme te Barça

Goli në Clasico nuk i garanton Malcomit të ardhme te Barça

08 February 2019 10:52

Mund të shkohet tepër larg të thuhet se performanca e sulmuesit të Barcelonës, Malcom të mërkurën mbrëma, e bën atë një lojtar titullar te Barça.

Por ajo performancë mund të jetë hapi i parë i rikthimit të karrierës në binar dhe të rrisë interesimin e skuadrave të Premier Leagues, përcjell Koha Ditore shkrimin e Daily Mail.

Ishte një kujtim i shkëlqimit të tij te Bordeaux dhe arsye pse Roma e dëshironte me ngulm. Ai kurrë mund të mos stabilizohet te Barcelona, por mund të jetë tash më lehtë të shitet pasi shënoi për t'i siguruar Barcelonës një barazim në gjysmëfinale të Kupës së Spanjës ndaj Real Madridit të mërkurën mbrëma (1:1).

Emri i tij në përbërjen startuese ishte befasia e parë e mbrëmjes. Edhe në mungesë të Lionel Messit, ai nuk ishte paraparë të startonte. Befasia e dytë ishte emri i Marcelos në listën e Real Madridit....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme