Sport

Trupi i gjetur në rrënojat e aeroplanit është i Emiliano Salas

Foto: Reuters

Trupi i Emiliano Salas është ai që është nxjerrë sot nga rrënojat e aeroplanit që ishte zhdukur në Kanalin Anglez më 21 janar.

Pak ditë pasi u gjet aeroplani dhe një trup në të, autoritetet kanë zyrtarizuar se trupi i pajetë është i lojtarit të Cardiffit, transmeton Koha.net.

Në një njoftim nga policia theksohet se "trupi i sjellë sot është identifikuar zyrtarisht si i futbollistit Emiliano Sala".

28-vjeçari bashkë me pilotin David Ibbotson ishin në bord në momentin kur aeroplani ishte zhdukur teksa lojtari po udhëtonte për t’iu bashkuar skuadrës së re, pas kalimit nga Nantesi.