Sport

UEFA paralajmëron Cityn e PSG-në për shkeljen e rregullave financiare

Foto: Reuters

Manchester City dhe Paris Saint-Germaini janë paralajmëruar nga UEFA se mund të përjashtohen nga garat evropiane, nëse vërtetohet se kanë shkelur rregullat financiare.

UEFA ende nuk ka vendosur nëse do të nisë hetime ndaj këtyre dy skuadrave, që në vitin e kaluar sipas një zbulimi të Football Leaksit, ishte zbuluar se kanë mashtruar në raportet financiare, duke shkelur Fari Playin financiar.

Presidenti i UEFA-së, Aleksander Çeferin ka thënë se asnjë klub nuk do të kursehet dhe se ai nuk do ta ketë problem ta përjashtojë ndonjë skuadër.