“Piatek i destinuar për madhështi”

“Piatek i destinuar për madhështi”

06 February 2019 10:30

Drejtori sportiv i Genoas, Giorgio Perinetti ka deklaruar se sulmuesi i ri i Milanit, Krzysztof Piatek është i destinuar për madhështi.

Piatek, që po cilësohet një nga transferimet më të mira në afatin kalimtar të janarit, ka shënuar tri gola në tri paraqitje për Milanin ku u transferua në afatin kalimtar të janarit për 35 milionë euro, transmeton Koha.net.

“Piatek është i programuar të jetë golashënues i madh. A kam pritur që të ketë një ndikim të tillë? Kam pritur që të përgjigjet mirë sepse është një lojtar i programuar. Gattuso ka të drejtë kur e krahason atë me ‘Robocop’, në këtë aspekt është paksa robotik, ai nuk e ndjen tensionin apo ankthin. Ai është i përgatitur për këtë dhe është gati për kërcimin e madh”, është shprehur Perinetti për Radio Rossonera.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme