Akili kthehet në skenën e madhe ku vjet befasoi botën

Akili kthehet në skenën e madhe ku vjet befasoi botën

Arsim Maxhera Arsim Maxhera 06 February 2019 08:52

Në skenën më prestigjioze të xhudos, Akil Gjakova ka arritur suksesin më të madh në karrierën e deritashme. Bëhet fjalë për medaljen e artë që xhudisti pejan e fitoi më 10 shkurt të vitit të kaluar në Grand Slamin e Parisit.

Turnetë Grand Slam janë më të vlerësuarit në sportin e xhudos, ndërsa gara e Parisit vlerësohet më madhorja, për shkak të numrit të madh të tifozëve në kryeqendrën franceze, traditës, organizimit superior dhe rëndësisë që i jepet, shkruan sot Koha Ditore.

Akili në fundjavë kthehet në "Accor Hotels Arena of Bercy", arenën gjigante në Paris që mbledh deri në 14.500 shikues. Përsëritja e rezultatit të vitit të kaluar do të vlerësohej sukses i jashtëzakonshëm.

Akil Gjakova është i shtati në ranglistën botërore, në kategorinë deri 73 kilogramë. Në Paris është bartësi i katërt pas gjeorgjianit Lasha Shavdatuashvili, japonezit Soichi Hashimoto dhe suedezit Tommy Macias. Dy, tre dhe pesë janë pozitat e tyre në ranglistën botërore....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme