Sport

Messi përfshihet në skuadër për “El Clasico”

Leo Messi është në mesin e lojtarëve të ftuar për sfidën e së mërkurës ndaj Real Madridit, ka konfirmuar Barcelona përmes faqes zyrtare.

Megjithatë, ende nuk dihet nëse ai do të luajë apo jo për shkak të lëndimit që kishte pësuar në sfidën ndaj Valencias, transmeton Koha.net.

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka thënë se do ta shikojë pas stërvitjes së fundit nëse Messi do të jetë i gatshëm përfundimisht për të luajtur ndaj Real Madridit në Kupën e Mbretit.