Nurmagomedov kritikon komisionin e Nevadas dhe UFC-në

Nurmagomedov kritikon komisionin e Nevadas dhe UFC-në

05 February 2019 13:37

Kampioni i botës në UFC, Khabib Nurmagomedov, i është kundërpërgjigjur Komisionit Sportiv të Nevadas për suspendimin nëntëmujor dhe gjobën prej 435 mijë eurosh.

Të martën e kaluar, luftëtari rus është ndëshkuar pasi kishte nxitur përleshjen me stafin e Conor McGregorit pas meçit mes dy luftëtarëve. Komisioni i Nevadas kishte kritikuar sjelljen e Nurmagomedovit.

Mirëpo, rusi është përgjigjur duke thënë se Nevada duhet të punojë në sjelljen e saj, pasi njihet si shtet që lejon drogën, prostitucionin dhe bixhozin.

Pasi doli nga kafazi pas fitores ndaj McGregorit në tetor, Khabib nxiti një përleshje që la në hije anën sportive.

Por duke folur disa muaj pas asaj ngjarjeje, luftëtari nga Dagestani thotë se do ta kishte bërë të njëjtën gjë... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme