Sport

Hasani shumë i kënaqur me rezultatet e arbitrave

I pari i komisionit të gjyqtarëve të futbollit kosovar, Përparim Hasani është shprehur shumë i kënaqur me rezultatet e testimit fizik dhe teorik të gjyqtarëve të futbollit.

Testimi është bërë në Ulqin ku edhe është organizuar seminari i rregullt.

Në trajnimin dhe testimet në Ulqin të pranishëm ishin 73 arbitra të Superligës dhe Ligës së Parë.

Sipas Hasanit, rezultatet e arbitrave po shkojnë duke u përmirësuar nga viti në vit.

“Ishin 37 gjyqtarë kryesorë dhe 36 asistentë. Në normat fizike 32 gjyqtarë kryesore kanë qenë të suksesshëm, derisa tre gjyqtarë kanë ngelur. Tek asistentët nga 36 vetëm një nuk ka arritur të kalojë normat fizike. Në testin teorik kanë qenë gjithsej 5.800 pyetje, ndërsa 4154 përgjigje ishin të sakta, që në përqindje i bie 71.62 për qind. Këto rezultate llogariten shumë të mira, pasi në momentin që përqindja e përgjithshme kalon 62, atëherë testi llogaritet pozitiv. Ne përqindjen e kemi shumë më të lartë andaj edhe e kemi konsideruar testimin si shumë të mirë”, ka thënë Hasani për sajtin e FFK-së.