Sport

Interi në kërkim të një trajneri të ri, Cambiaso opsion

Foto: Reuters

Humbja e fundit e ka komplikuar edhe më shumë të ardhmen e trajnerit të Interit, Luciano Spalletti, i cili mund të shkarkohet për shkak të rezultateve të dobëta.

Zëvendësues i përkohshëm i Spalletit, sipas mediave italiane pritet të jetë ish-futbollisti i Interit, Cambiasso, i cili ka nisur bisedimet me drejtuesit e klubit dhe mund ta marrë klubin që në këtë javë.

Me të përfunduar ky sezon, drejtimin e nerazurëve pritet ta marrë Antonio Conte, që aktualisht është i papunë, pas shkarkimit nga Chelsea në verën e kaluar.