Sport

Mbrojtësi i Liverpoolit rrezikon të qëndrojë një kohë të gjatë jashtë fushës

Qendërmbrojtësi anglez rrezikon të qëndrojë jashtë fushave deri në fund të stinorit.

Liverpooli ka marrë një lajm të keq nga mjekët e skuadrës, pasi mbrojtësi Joe Gomez, pritet të operohet për të sanuar lëndimin në këmbën e tij të thyer, transmeton kp.

21-vjeçari nuk ka luajtur që nga dhjetori i vitit të shkuar, pasi ishte lënduar ndaj Burlneyt. Fillimisht “The Reds”, kanë pritur që Gomez të mungonte për gjashtë javë, por tani situata e lojtarit duket më e komplikuar.

Gomez pritet të operohet sot dhe më pas klubi do të jap një komunikatë ku edhe do të tregojë kohën se sa ai do të qëndrojë jashtë fushave të blerta.