Sport

Rihapet lufta për pozitën e dytë

Rahoveci ka hapur luftën për pozitën e dytë në Superligën e basketbollit, pas fitores në Suharekë ndaj Yllit.

Në palestrën “13 Qershori”, vreshtarët shënuan fitore minimale e dramatike, në sekondat e fundit, me rezultat 74-73.

Ylli dhe Rahoveci tani kanë nga 28 pikë në tabelë në pozitat dy dhe tre. E para mbetet Prishtina me 34 pikë. Ponte Prizreni, Trepça dhe Bashkimi kanë nga 25 pikë nga pozita e katërt deri te e gjashta.