Vëllezërit Ajeti përballen mes vete, njëri realizon gol e tjetri skuqet

Vëllezërit Ajeti përballen mes vete, njëri realizon gol e tjetri skuqet

03 February 2019 18:45

Përballja mes Grasshoppersit dhe Baselit në xhiron e 19-të në SuperLigën e Zvicrës, ka vënë përballë njëri-tjetrit edhe vëllezërit Arlind Ajeti e Albian Ajeti.

Baseli i Albian Ajetit e Taulant Xhakës fitoi 4 me 0 si mysafir i Grasshoppersit të Arlind Ajetit, Nedim Bajramit e Meriton Kastratit.

Dy vëllezërit Ajeti ishin fytyra të rëndësishme të takimit.

I pari, Arlind Ajeti, u ndëshkua me të kuq në minutën e 26-të, pas ndërhyrjes në Xhakën, e vëllai i tij, Albiani realizoi golin e katërt të ndeshjes.

Tre golat tjerë i shënoi Van Wolfswinkel.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme