Sport

Puna dhe sakrificat e çuan në perfeksion Hajdarajn

Emri i Bardhyl Hajdarajt ishte i fundit në ceremoninë e laureatëve për vitin 2018, organizuar nga Federata e Volejbollit e Kosovës (FVK). Bardhi doli për ta pranuar trofeun si lojtari më i mirë i vitit në Kosovë dhe kjo nuk ishte hera e parë për të.

Ai më herët këtë çmim e kishte pranuar edhe në tri raste, ndërsa vitin 2018 e mbylli si sportisti më i mirë edhe në Komunën e Pejës. Për Hajdarajn ky ishte viti i tretë rresht si më i miri në volejbollin e Kosovës, derisa këto çmime thotë se po e motivojnë për të vazhduar me ritëm të njëjtë edhe këtë vit, shkruan sot Koha Ditore.

Hajdaraj 31-vjeçar, është pjesë e ekipit të Pejës.

"Tash disa vite me radhë jam zgjedhur volejbollisti më i mirë në Kosovë dhe gjithashtu qyteti im i lindjes më ka veçuar gjithmonë, duke më futur në listën e sportistëve të dalluar, e që konkurrenca nuk është aspak e vogël për shkak se Peja njihet si qytet i sportit dhe medaljeve olimpike", shprehet Hajdaraj 31-vjeçar.

"Por ta lëmë modestinë anash dhe të them që edhe këtë vit pres shumë dhe në fund të shpallem më i miri. Dihet që kemi dominuar volejbollin kosovar me cilësi si skuadër, aq më shumë unë si individ besoj që kam punuar dhe kam bërë diferencën duke dërguar në Pejë titullin dhe Superkupën".

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)