Allegri i pakënaqur me barazimin ndaj Parmës

Allegri i pakënaqur me barazimin ndaj Parmës

02 February 2019 23:33

Massimiliano Allegri nuk është i kënaqur me lëshimin e pikëve në ndeshjen e sotme ndaj Parmës.

“Zonja e Vjetër” kishte epërsinë prej 3 me 1 ndaj Parmës kur kishin mbetur edhe pak minuta por mysafirët arritën të barazojnë shifrat në 3-3, transmeton Koha.net.

“Ishim shumë të butë në mbrojtje dhe bëmë disa gabime. Kishte disa lëvizje sipërfaqësore dhe pati mungesë koncentrimi. Duhet të jemi më të fokusuar, nuk duhet t’i marrim gjërat si të sigurta”, është shprehur Allegri për DAZN.

Ai thotë se ekipi e e zvogëloi bllokun në aspektin defansiv kur rezultati ishte 3 me 1 dhe më pas në fund të takimit rezultati u barazua.

“Nuk mund ta luani me atë qëndrim në minutën e 93, me topin te këndi i kornerit. Konceptualisht ishte e gabuar të provosh ta mbash topin në lojë, thjesht duhet ta largosh jashtë fushës”, është shprehur ai.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme