Sulmuesi Wu hap rrugën për kinezët drejt ligave evropiane

Sulmuesi Wu hap rrugën për kinezët drejt ligave evropiane

01 February 2019 12:47

Wu Lei shpreson që transferimi i tij në La Liga, të cilin gjithmonë e ka ëndërruar, mund të nxisë një fluks të futbollistëve kinezë nëpër ligat më të forta të Evropës.

Sulmuesi 27-vjeçar ditë më parë iu bashkua Espanyolit nga Shanghai SIPG për t'u bërë lojtari i parë kinez që firmosi kontratë për transferim të plotë me një ekip nga La Liga, përcjell Koha Ditore shkrimin e China Daily.

Njëherësh, Wu do të jetë vetëm lojtari i dytë nga Kina që aktualisht do të jetë pjesë e rangjeve elitare të Evropës.

Pavarësisht paraqitjeve të mira dhe përpjekjeve të sulmuesit Wu, Përfaqësuesja e Kinës u eliminua në çerekfinale të Kupës së Azisë pas humbjes nga Irani (3:0) javën e shkuar.

Për dallim prej Kinës, Japonia e mposhti Iranin në gjysmëfinale për shkak se në radhët e veta ka lojtarë me përvojë të madhe në Evropë, si: Genki Haraguchi (Hannover), Yuya Osako (Werder), Maya Yoshida (Southampton) dhe Gaku Shibasaki (Getafe).

Wu, i cili shënoi 27 gola edicionin e fundit për ta ndihmuar Shanghai SIPG për të fituar titullin e kampionit të Kinës, po inkurajon lojtarët kinezë që të dalin në Evropë për të bërë karrierë....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme