Sport

Watfordi refuzon ofertën e Milanit për Deulofeun

Descriptive Text

Watfordi ka refuzuar një ofertë prej 25 milionë eurove që Milani ka dërguar për shërbimet e Gerard Deulofeut.

24-vjeçari kaloi te klubi anglez verën e kaluar për 15 milionë euro dhe që deri më tani ka realizuar 3 gola e 3 asistime për Watfordin.

Gazeta britanike “The Sun”, ka raportuar se Watfordi është i qetë me situatën dhe ia ka bërë me dije Milanit se kërkon afër 35 milionë euro për shërbimet e spanjollit.

Deulofeu ishte pjesë e Milanit në formë huazimi nga Evertoni në vitin 2017.