Sport

Reali i gatshëm të ofrojë rreth 115 milionë euro për Rashfordin

Foto: Reuters

Real Madridi po përgatit një ofertë prej rreth 115 milionë euro për yllin e Manchester Unitedit, Marcus Rashford, raporton The Sun.

“Los Blancos” po shpresojnë të sigurojnë shërbimet e anglezit para se ai të nënshkruajë kontratën e re me “Djajtë e Kuq”, transmeton Koha.net.

Raportohet se Reali i ka premtuar 21 vjeçarit se do ta bëjë sulmuesin kryesor të skuadrës, derisa do t’i ofrojë edhe kontratë më të lartë se Unitedi.