Sport

Liverpooli dështon të marrë pikët e plota ndaj Leicesterit

Foto: Reuters

Liverpooli ka lëshuar nga duart mundësinë që të shkojë në shtatë më shumë se ndjekësi i parë dhe rivali për titull, Manchester City.

Skuadra e Jurgen Kloppit ndau pikët me Leicesterin në Anfield Road, transmeton Koha.net.

Liverpooli e nisi për mrekulli takimin, duke kalaur në epërsi qysh në minutën e tretë përmes Sadio Manes.

Megjithatë mysafirët nuk u dorëzuan dhe arritën të shënojnë golin e barazimit në minutën e 45+2 përmes Maguires.

Pas këtij barazimi Liverpooli në krye të tabelës tani ka 61 pikë, pesë më shumë se City. Derisa Leicesteri në vendin e 11 ka 32 pikë.